Karnavalet e Nartës, e veçanta e festës që kremtohet pas Pashkëve

21/04/2025 16:38

Karnavalet e Nartës, është festa që nis të dielën e Pashkëve dhe vijon për tre ditë me radhë.

Kjo është një festë e trashëguar brez pas brezi dhe kremtohet ndryshe nga zonat e tjera të vendit.

Banorët vishen me kostume dhe lëvizin në të gjithë fshatin duke sjellë edhe valle tradicionale të zonës. Për vetë banorët, karnavalet janë një traditë e fshatit, por nga viti në vit ka ndryshuar, ndërsa mungon gjallëria e dikurshme edhe për shkak të emigrimit.

Në këto kushte banorët thonë se është më e rëndësishme se kurrë ruajtja e kësaj tradite.

Legjendat mbi kuptimin e tre ditëshit të karnavaleve dhe simbolikës së kostumeve janë të shumta por përgjithësisht thuhet se festa dhe kostumet e karnavaleve kanë lindur si një mënyrë për t’i ikur trishtimit të sëmundjeve të lashtësisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta