Çmimi “At Zef Pllumbi”, fitues shpallet libri “Fan Noli, rebeli” i studiuesit Ilir Ikonomi

21/04/2025 16:50

Libri “Fan Noli, Rebeli” i autorit dhe studiuesit Ilir Ikonomi është shpallur fitues i çmimit “At Zef Pllumi” në memorialistikë, në edicionin e vitit 2025, organizuar nga Bashkia e Lezhës.

Mes 25 botimesh të reja në konkurrim, mes të cilëve ishin edhe emra të njohur të letërsisë shqiptare, juria përzgjodhi veprën e Ikonomit si më të spikaturën, për qasjen e thellë historike dhe hulumtimin e detajuar mbi figurën komplekse të Fan Nolit.

I emocionuar nga ky vlerësim, Ikonomi tha se çmimi “At Zef Pllumi” është një nder i veçantë për të, pasi mban emrin e një prej figurave më të mëdha të kujtesës dhe moralit kombëtar.

Vepra fituese sjell një portret të plotë të Nolit në vitet 1920–1924, një periudhë kur ai nga figurë apostolike u kthye në një rebel të politikës shqiptare. Me një hulumtim të thelluar në arkiva kombëtare dhe ndërkombëtare, libri dokumenton përpjekjen idealiste, sfidat dhe pasionin e Nolit për të ndryshuar rrjedhën e historisë së Shqipërisë.

Duke u mbështetur në dokumente të panjohura më parë, letërkëmbime dhe burime origjinale, Ikonomi sjell një vështrim të ri mbi Nolin diplomat, deputet, kryeministër dhe ideator të reformave që nuk u realizuan kurrë plotësisht, por që lanë gjurmë në historinë politike të vendit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta