
Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë.
Në dy studio paralele, është çelur sipari i kësaj finaleje që do të jetë më e madhja ndonjëherë.
Nën ritmin e muzikës dhe duke kërcyer, janë futur në studio së bashku me prezantuesin Ledion Liço ish-banorët e asaj shtëpie që i dhuruan emocione për muaj me radhë.
Ndërsa ata, yjet mbi yje që kanë arritur të prekin finalen, po presin me padurim momentin final, ku një prej tyre do të rrëmbejë çmimin e madh.
“Na kanë dhënë emocione të mrekullueshme, Big Brother është emision që bën bashkë të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe sonte nata finale i dedikohet çdo shqiptari që me vite me radhë kanë qenë ambasadorët e Big Brother”, u shpreh Neda Balluku.
“Një rrugët emocionues, falënderoj Top Channel për këtë program që ka marrë zemrat e gjithë shqiptarëve dhe Top Channel ka vërtetuar se është media më e madhe e shqiptarëve. Kam emocion sikur po dal për herë të parë dhe këto janë emocionet e finales dhe dua t’i shpreh mirënjohje çdo shtëpie që na ka ndjekur ditë pas dite dhe e kanë përqafuar këtë program, dhe më vjen mirë që këtë studio e kam ndarë me një profesionist si ti Ledion”, u shpreh Arbër Hajdari.
Top Channel