Bojkotohet aktorja izraelite Gal Gadot, “Borëbardha” ndalohet në Liban

16/04/2025 16:44

Filmi live-action i Disney “Borëbardha” është ndaluar të shfaqet në kinematë libaneze për shkak të pjesëmarrjes së aktores izraelite Gal Gadot, e cila luan “Mbretëreshën e keqe”.

Vendimi u mor nga ministri i Brendshëm Ahmad Al-Hajjar, pas një rekomandimi nga Komiteti Libanez i Censurës së Filmit dhe Medias, për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite kundër Hezbollahut, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e civilëve.

Një zëdhënës i kompanisë së shpërndarjes “Italia Films”, e cila është me qendër në Bejrut dhe menaxhon filmat e Disney në rajon, tha për revistën Variety se Gal Gadot është përfshirë prej kohësh në listën e njerëzve dhe produkteve që i nënshtrohen bojkotit, duke shtuar se asnjë film me pjesëmarrjen e saj nuk është shfaqur ndonjëherë në teatrot libaneze.

Deri më tani, aktorja nuk ka komentuar zyrtarisht për ndalimin e filmit. Vendimi për “Borëbardhën” vjen disa muaj pas një lëvizjeje të ngjashme të autoriteteve libaneze, të cilat kishin bllokuar shfaqjen e filmit të Marvel “Captain America: Brave New World” për shkak të pjesëmarrjes së aktores izraelite Shira Hash.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta