
Vetëm tre ditë pasi Presidenti Trump njoftoi tarifa gjithëpërfshirëse, duke përfshirë një tarifë prej 20 për qind për mallrat nga Bashkimi Europian, Elon Musk befasoi me deklaratën e sotme, kur tha se shpreson që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të lëviznin “drejt një situatë me tarifa zero, duke krijuar në mënyrë efikase një zonë të tregtisë së lirë”.
“Shpresoj se është rënë dakord që si Europa ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të lëvizin, në mënyrë ideale, sipas mendimit tim, drejt një situate me tarifa zero, që do të cojë praktikisht drejt krijimit të një zone të tregtisë së lirë mes Europës dhe Amerikës së Veriut. Dhe kjo është ajo që shpresoj të ndodhë. Dhe gjithashtu, shpresoj për më shumë liri për njerëzit që të lëvizin midis Europës dhe Amerikës së Veriut, nëse dëshirojnë”, tha ai.
Këto komente, Musku i gjatë një videokonferencë me partinë italiane të ekstremit të djathtë, Liga. Deri më tani, manjati i teknologjisë kishte heshtur në masë të madhe ndaj tarifave të Trumpit.
Ndërkohë, gjatë mandatit të parë të republikanit, Musku pati insistuar që “nuk duhet të ketë fare tarifa mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, e i qëndronte mendimit se SHBA-ja dhe Europa mund të krijojnë një partneritet shumë të ngushtë mes tyre.
Këto komente të tij kontrastojnë me atë që po përshkruhet si përbuzje e anëtarëve të administratës Trump për Europën dhe deklaratat e vetë presidentit se Bashkimi Europian u krijua “për të demtuar Amerikën’
Top Channel