Shumë llogari bosh në bankë! 34% kanë deri në 100 lekë, kursejnë vetëm 4.5% e individëve të regjistruar

04/04/2025 15:16

“Shqiptarët kanë rreth 2.8 milionë llogari bankare në bankat e nivelit të dytë, por një pjesë e mirë e tyre i kanë të “varfra”, ndërsa vetëm një përqindje e vogël I përdorin për të kursyer.”

Individët i kanë të ruajtura para e tyre në 11 banka në vend dhe 9 shoqëri kursim krediti. Por raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të depozitave rreth 1/3 e llogarive janë bosh, ndërsa pjesën më të madhe e zënë depozituesit e vegjël. Duke lënë kështu të kuptohet që individët kryesisht o nuk kanë lekë në llogaritë e tyre ose kanë jo më shumë se 2.5 milionë lekë.

Sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave javën 1.27 trilionë lekë pikërisht në 2.8 milionë llogari bankare. Ku konkretisht:

Nga 0 deri në 100 lekë ose thënë ndryshe bosh janë 34.1% e llogarive. Ndërsa 61% e totalit kanë vlera deri në 2.5 milionë lekë. Dhe vetëm 4.5% kanë para të kursyera mbi 2.5 milionë lekë.)

Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.

“Janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë.”

Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Ndërsa ato në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%),

PARATË NË DEPOZITA SIPAS VLERAVE

(Burimi: ASD)

0-100 lekë                                             950 mijë depozitues

100 lekë- 2.5 mln lekë                         1.7 mln depozitues

Mbi 25 mln lekë                                    126 mijë depozitues

DEPOZITAT NË LEKË

(Burimi: ASD)

48.6% të totalit

+7.3%

 

DEPOZITAT NË EURO

(Burimi: ASD)

 

584 MLD LEKË

+4.1%

 

Top Channel