
Aktorja Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”, që ndërroi jetë një ditë u përcoll sot në banesën e fundit.
Për tre orë në hollin e TKOB u mbajtën homazhet në nder të ikonës së kinematografisë, në praninë e familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve të shumtë.
Ndriçimi Xhepa, që ndoqi hapat e së ëmës në skenë, kujton dashurinë e që Margarita pati për artin deri në muajt e fundit, kur sëmundja e gjunjëzoi.
Mes dhimbjes, lotëve dhe mirënjohjes, artistët nderuan Mbretëreshën e Teatrit.
Mes qindra të pranishmëve, ishin dhe qytetarë lushnjarë, që vendosën lule pranë arkmortit të artistes, që qytetin e lindjes s’e harroi kurrë.
Aktorja që dha shpirtin në skenë, me qindra role në teatër dhe kinematografi nuk është më mes nesh fizikisht, por mbetet përjetësisht në kujdesën e artdashësve.
Top Channel