Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës europiane”. Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave Fushata elektorale është përqendruar edhe në hapësirën online, nga ku kanë spikatur figura të reja në politikë.
Fushatë e cila për disa ka qenë edhe e kushtueshme, me shpenzime personale deri në 500 dollarë për një post.
“Gjatë kësaj fushatë kemi parë personazhe që nuk i njihnim më parë, që nuk vinin falë kontributeve apo si figura me kontribut publik. Por na shfaqen si personazhe humori në rrjete sociale e përpiqen të argëtojnë përdoruesit online”-shprehet pedagog Erlis Çela.
Kush e kush tërheq vëmendjen më shumë për të përftuar më shumë audiencë në rrjete sociale me besimin se përdoruesit e platformave digjitale do të jenë votuesit e tyre në 11 maj.
“Fushata e PS në Fier është përqendruar te një personazh e cila është përpjekur të ndërtojë një mesazh duke tallur kundërshtarin, pra zotin Bardhi… e kam fjalën për të famshmen Zegjine! Nga ana tjetër kemi përpjekje të personazheve të reja që janë future rishtaz në politikë siç është rasti i Andi Mustafaraj i PD, që i përshtatet platformave të rrjeteve sociale, kryesisht përdoruesve të rinj të saj me një komunikim të shpejtë me disa mesazhe në disa sekonda“-shton Çela.
Por ekspertët e komunikimit vlerësojnë se kryesisht qasja e kandidatëve për deputetë virtualisht, ka zhbërë seriozitetin e një fushate elektorale.
“Janë taktika që kanë qëllim në vetvete tërheqjen e vëmendjes. Pra nuk kemi një përkushtim ndaj asaj që thuhet apo propozimeve të partive politike. Për kandidatët ka qënë i justifikueshëm çdo lloj mjeti. Pavarësisht nëse kemi të bëjmë me gjuhë urrejtje apo me një komunikim deri diku banal ose pa një nivel të caktuar etik“.
Por krijimtaria e fushatës nuk është realizuar vetëm me mendjen e kandidatëve, por pranohet se në ndihmë u ka ardhur edhe teknologjia.
“Mesazhe të prodhuara nga inteligjenca artificiale kanë qenë prezente gjatë fushatës”.
Top Channel