VIDEO/ Tërmeti shkatërrues në Mianmar, si duken pamjet e qytetit të Mandalay para dhe pas goditjes së fuqishme natyrore

30/03/2025 22:01

Imazhet satelitore para dhe pas zbulojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter që goditi Mianmarin të premten, me qendër pranë qytetit të dytë më të madh të vendit, Mandalay.

Imazhet e publikuara nga Guardian tregojnë ndërtesa të dëmtuara, ura të shembura dhe rrugë të shtrembëruara në të gjithë Mianmarin qendror.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për një periudhë të tretë 24-orëshe, me ekipe vendase dhe ndërkombëtare që bëjnë përpjekje të shumta për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja.

Numri tragjik i deritanishëm përfshin të paktën 1,700 të vdekur, mbi 3,400 të plagosur dhe 139 të zhdukur, ndërsa numri i viktimave mund të rritet me përparimin e operacioneve.

Tërmeti ndodhi herët pasdite të së premtes dhe shkaktoi shkatërrim të paparë në historinë moderne të rajonit. Mandalay, i cili ishte në epiqendër, pësoi një goditje të rëndë, me lagje të tëra të rrafshuara.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta