“Do investohet në parkime dhe në kulturë”, Rama takim me sipërmarrësit në Sarandë: Mendojnë se punëtorët në Shqipëri trajtohen si kafshë, por..

24/03/2025 11:20

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me sipërmarrësit në Sarandë.

Kreu i qeverisë foli për problemet me parkimet dhe për kulturën, ku tha se do të ketë investime. Sakaq u ndal te rikthimi i emigrantëve në Shqipëri, duke thënë se përveç se sjellin kursime, sjellin kulturë e ide.

Më tej ai shtoi se mendohet se në Shqipëri punëtorët nuk paguhen dhe se trajtohen si kafshë.

Problemi i parkimeve është kudo për shkak të rritjes së numrit të turistëve. Para se të vija këtu ishim duke parë parkimin në rrugën nr.5. Është parkim për 14 autobusë, se e komplikojnë më shumë, ka edhe 100 makina. Ideja është që pak nga pak ne të ndërtojmë parkime të cilat nga ana tjetër të jenë dhe vende shërbimi për të dhënë aty me qira motoçikleta, biçikleta, makina elektrike. Në Sarandë po bëhet modeli i parë.

Sa i përket kulturës do bëjmë investimin te salla, teatri. Tek ish-materniteti është bërë projekti dhe do bëjmë muzeun e botës nënujore. Do jetë si një qendër kulturore, atje do jenë dhe klasat e trajnimit dhe regjistrimit për sportet ujore. I kemi këto në programin e zhvillimit të Sarandës.

Gjëja më e rëndësishme dhe më e lënë pas dore kur diskutoj emigrimin është që emigrimi hap një problem, një plagë në aspektin emocional në momentin që ndodh, por është një bekim i madh për vendin ku ata kthehen. Ata nuk sjellin veç kursime, por edhe dije. Të gjitha vendet që e kanë pasur këtë moment që ne na qëlloi ta jetojmë të fundit, i kanë parë hajrin këtij investimi individual. I bashkuar në shumë individë, kthehet në investim kolektiv. Nëse ju e ndërtoni Këshillin e të Kthyerve… nuk i besojnë ata këtë që ndodh këtu, mendojnë se në Shqipëri nuk të japin lekët, nuk të trajtojnë mirë, punëtorët trajtohen si kafshë. Është një mënyrë e të menduarit e krijuar nga gjithë pocaqia e krijuar këtu çdo ditë.”, tha Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta