
Mjekët që u kujdesën për Papa Françeskun gjatë qëndrimit të tij në spital, njoftuan se ai ka qenë dy herë në rrezik për jetën.
“Jeta e Papa Françeskut ishte në rrezik dy herë gjatë qëndrimit në spital”, theksuan mjekët e pranishëm në Poliklinikën Agostino Gemelli në Romë.
Duke iu referuar daljes nga spitali të Papës nesër, mjekët shtuan se “është diçka që Françesku ua ka kërkuar prej ditësh”.
Në të njëjtën kohë, kreu i ekipit mjekësor, Sergio Alfieri dhe mjeku i Papës në Vatikan, Luigi Carbone, në përgjigje të një pyetjeje përkatëse, sqaruan se “Selia e Shenjtë ka një shërbim mjekësor për urgjencat shëndetësore, e cili funksionon gjatë gjithë kohës”.
Mjekët më në fund u shpjeguan gazetarëve se “Papa Françesku nuk vuan nga diabeti” dhe se “gjatë qëndrimit në spital ai nuk ishte i infektuar me koronavirus”.
Top Channel