Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale, tha se beson se një armëpushim i plotë për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës ka të ngjarë të ndodhë “shumë shpejt”.

“Ne do të kemi një armëpushim të plotë shumë shpejt në luftën Rusi-Ukrainë”, tha Trump.

Presidenti tha se po negociohej një kontratë për ndarjen e tokës midis dy vendeve.

“Ne do të kemi një kontratë dhe kontrata është duke u negociuar. Kontrata për sa i përket ndarjes së tokave, është duke u negociuar teksa flasim”, tha Trump.

Presidenti tha se ai është këmbëngulës në kërkimin e përfundimit të luftës për të ndaluar vrasjet dhe për të kursyer paratë e SHBA-së që shpenzohen për ndihmën ushtarake në Ukrainën.

 

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta