Reforma e strehimit social/ Metodologji e re për çmimet në treg, do të rritet edhe mbështetja monetare

18/03/2025 20:18

Reforma e strehimit social e cila deri më tani ndihmon me kredi të buta punonjës të administratës publike, por dhe familje në nevojë, do të rimodelohet.

Në konferencën e zhvilluar për këtë çështje, ministri i Ekonomisë Bendi Gonxhe deklaroi se do të rriten fondet drejtim të këtij program.

“Reforma e strehimit social do rimodelohet për të qenë proporcional në mënyrë që t’u japim fonde me shumë bashkive që nuk kanë mundësi por të ndihmojmë edhe të tjerat. Ka qytete që kanë vend për ndërtime të reja, kemi godina të tjera pronash shtetërore të pashfrytëzuara dhe do vihen në funksion të strehimit”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.

Një metodologji të re do të ketë edhe për caktimin e çmimeve të referencës për ndërtesat dhe për pasojë, për të rritur shumën e kredisë së butë që një familje mund të marrë.

“Përcaktimi i fashave të pagave dhe sasisë së parasë që mund ta aksesohet si kredi nga qytetarët bazohet nga transaksionet që regjistrhëen në ASHK. Nga këto transaksione prodhohet edhe çmimi referencë. Qytetarët shpesh janë ankuar që çmimi referencë nuk është i njëjtë me çmimin e tregut. Një pjesë e ndryshimeve që po propozojmë është edhe një metodologji e re e përcaktimit të çmimeve referencë, që nuk do të bazohet më vetëm te transaksionet e deklaruara në Hipotekë, por edhe te një studim më i mirë i tregut përmes sondazheve, anketave, mbledhja e të dhënave. Do të kemi një metodologji të re që do të përcaktojë vlerën e banesave në treg, për rrjedhojë edhe sasinë e parave që do t’u jepet kredi qytetarëve dhe fashat e pagave që ata të kenë mundësinë dhe aftësinë paguese për ta paguar këtë kredi”, tha zëvendësministri i MEKI-t, Enkelejd Musabelliu.

Ekspert të tregut e vlerësojnë të duhur rishikimin e programit të strehimit social, ndërsa bëjnë thirrje që mos të ngelet vetëm në formën e premtimit.

Janë 35 mijë familje që kanë përfituar nga programet e strehimit. ndërsa qeveria synon që rritja e fondeve të mbuloj rreth 50 mijë familje deri në 2030.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta