Dënohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro
13/03/2025 14:47
Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goron.
Ai u dënoi me 3 vite e 1 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, ky vendim zbret në 2 vite e 20 ditë burg.
Goro u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste dhe mosdeklarim pasurie. Gjykata i dha dënim plotësues Goros edhe me 5 vite heqje e të së drejtës për të ushtruar funksione publike.
Po ashtu, u dënuan edhe Vezir Gjiko, me 2 vite burg, qe i zbret dënimi në 1 vit e 4 muaj burgim.
Jerasimo Bashi u dënua me 3 vite burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 2 vite burg.
Tre ish-funksionarët u hetuan nga SPAK për tjetërsimin e tokave në Himarë.
Top Channel