“Aneksimi i Groenlandës do të ndodhë”, Trump në takimin me shefin e NATO-s: E nevojshme për sigurinë ndërkombëtare

13/03/2025 19:12

“Aneksimi i Groenlandës do të ndodhë”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Në takimin me shefin e NATO-s, Markl Rutte, Trump tha “Nuk e kam menduar shumë më parë, por jam duke u ulur me një njeri që mund te jetë shumë i dobishëm (referuar Rutte). E di Mark, të duhet për sigurinë ndërkombëtare, jo vetëm për sigurinë. Është me të vërtetë një pyetje shumë e përshtatshme”.

Partia e opozitës pro-biznesit të Groenlandës, “The Democrates”, e cila dëshiron një qasje të ngadaltë ndaj pavarësisë nga Danimarka, fitoi zgjedhjet parlamentare të së martës.

Trump tha se zgjedhjet ishin të mira për SHBA-në – megjithëse komentet e tij të fundit nuk kanë gjasa të shkojnë mirë në Danimarkë, e cila ka thënë vazhdimisht se Groenlanda nuk është në shitje.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta