U shkëputen nga guida dhe humbën orientimin, shpëtohet çifti i turistëve francezë në Vlorë
10/03/2025 22:48
Shpëtohen dy turistë të tjerë në Vlorë.
Top Channel mëson se çifti francez u shkëput nga guida dhe u larguan. Për shkak të errësirës, ata humbën orientimin dhe njoftuan shërbimet e emergjencës.
Menjëherë, forcat zjarrfikëse të Himarës dhe posta policore e Palasës nisën kërkimet. Turistët u lokalizuan në malin e Llogarasë, pranë antenave mbi tunelin e Llogarasë. Aktualisht, ata ndodhen me ekipin e shpëtimit dhe po kthehen në bazë.
Sakaq mësohet se çifti, rreth 50 vjeç, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel