Karamuço: Do digjen shumë politikanë që kanë dalë në Sky Ecc! Gazetari zbulon detaje: Gjuha e përdorur në aplikacion…

10/03/2025 23:07

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço dhe gazetari, Julian Kasapi u shprehën se shumë politikanë që kanë emrat në dosjet e përgjimeve në Sky Ecc “do digjen”.

Të ftuar në emisionin “Top Story”, Ervin Karamuço tha se dosjet e aplikacionit Sky Ecc dhe më vonë Matrix do të “djegin shumë politikanë dhe ish-politikanë”. Ndërkohë Kasapi tha se SPAK punon ngushtë me dy oficerë të Europolit dhe “ka emra konkret në listën e tyre të politikanëve që do iu vijë koha të arrestohen”.

Ervin Karamuço: Ne presim që vettingun e politikanëve ta bëj SPAK sërish. Ndërkohë që SPAK ka dhënë sinjale që është duke hetuar persona konkret. Dhe me ato që na vijnë flukse informacioni paraprake sot, dalin që disa prej këtyre emrave janë sërish në listë. Ky është detyrim ligjor që duhet ta bëjnë dhe e majta dhe e djathta, që nesër të mos ndodhen para një fakti që e dinin, që ai person që i merr mandatin fillon përsëri SPAK dhe i kërkon heqjen e mandatit. Se ky pastaj është një cikël ku ti këta deputet nuk i quan më pjesë e shpurës politike, por i përdor si një mburojë që të thuash pastaj, ja si më sulmojnë mua.

Nuk mund të prodhojmë deputet të rinj për “alibi”, që ja si ma bënë mua ndërkohe që ti e dije. Partia ka filtër shumë të fortë të vetin, kanë dhënë fonde pafund ambasadat dhe organizatat që të forcojnë para-filtrat e partive politike. SPAK do djegë dhjetëra politikanë që kanë dalë në Sky Ecc dhe më vonë në Matrix

Julian Kasapi: Nga hetimet e ndërkombëtarëve që kanë bërë dhe kanë zbuluar kryesisht  nga aplikacioni SKY ECC kryesisht nga autoritetet franceze por edhe nga ato belge e holandeze, rezulton që gjuha më e folur pas anglishtes është shqipja. Janë dy oficerë të Europolit që punojnë ngushtë me SPAK dhe duhet të kuptoni se ndonjëherë SPAK e ka të vështirë me policinë e shtetit, pasi është e qeverisë edhe pse thuhet se policia e shtetit është e pavarur. Prandaj shohim inkursione të SPAK në polici apo BKH sepse asnjëherë këto institucione nuk raportojnë shkelje ligjore të vetë institucioneve të tyre. Fakti që shqipja është gjuha e dytë më e përdorur në Sky ECC, duhet të kuptoni që aty nuk ka vetëm zbulime për vrasje apo rrjete ndërkombëtare droge, por do shihni siç kemi pare me një ish-deputet, do shihni shumë ish-deputetë të tjerë apo ish-ministra dhe ish-persona të tjerë që do iu dalin emrat në këto dosje, SPAK me sa duket ka vendosur mos t’i nxjerrë të gjithë këta emra menjëherë, por që do tu vijë momenti të gjithë atyre personave që kanë folur në këto dosje për tu arrestuar.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta