“Do goditet kushdo që është kërcënim për vendin”/ IDF kërcënon Mojtaba Khamenein: Ne do të vazhdojmë të… 17/03 21:22
Një cisternë nafte dhe një anije mallrash janë përplasur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Roja bregdetare e Britanisë ka nisur një reagim emergjent pas raportimeve për përplasjen mes një cisterne nafte dhe një anijeje mallrash në Detin e Veriut, në brigjet verilindore të Anglisë.
Roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka dërguar një helikopter dhe varka shpëtimi nga qytetet e afërta, për t’iu përgjigjur incidentit.
Alarmi u regjistrua në orën 9:48 të mëngjesit me orën lokale dhe ende nuk dihet përse ka ndodhur aksidenti.
Top Channel