
Një prej aleatëve të Sali Berishës që ka qenë objekt i rrjeteve sociale është edhe Kujtim Gjuzi, i cili firmosi pak ditë parë marrëveshjen për të dalë bashku me PD-në në zgjedhjet e 11 majit.
I pyetur për komentet që Rama bënte ndaj Gjuzit pak ditë më parë, Berisha tha se të dy kanë një të shkuar të përbashkët.
“Di që dikur në rininë e tij ka bërë bashkërrobaqepësin me Edi Ramën. Për të tjerat ju garantoj se Kujtim Gjuzi është shumë herë më dinjitoz për karrigen e kryeministrit se Edi Rama. Vetë tregonte se qepnin rroba, nuk e di a e bënin në të zezë këtë punë”, u shpreh Berisha.
Në daljen para mediave ai tha se diaspora do të jetë pjesë e listave të PD-së, pa dhënë detaje se në çfarë pozicionesh do të jenë përfaqësuesit e saj.
“Përfaqësues nga Diaspora do të ketë, nuk mund ta them nëse do jenë në lista të hapura apo të mbyllura”, deklaroi Berisha.
Top Channel