EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për shitje kokaine dhe vjedhje, arrestohen dy shqiptarët në Gjermani

04/03/2025 11:18
Foto Ilustruese

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Gjermani.

Në pranga kanë rënë shtetasit:

*Brian Syzo, 44 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Korçës i ka caktuar 44-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.

*Klevis Gjonkolaj, 20 vjeç. Në vitin 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje.

Sakaq pritet ekstradimi i tyre në Shqipëri.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet në bashkëpunim me partnerët gjermanë, operacioni policor i koduar “Exchange 2”.

Arrestohet në Gjermani, një shtetas që akuzohet se në vitin 2022, ka shitur Kokainë në mënyrë të përsëritur në lokalin e tij, në Pogradec.

Gjatë operacionit u kap dhe një shtetas tjetër, i dënuar si bashkëpunëtor për vjedhje të kryer në Paskuqan, në vitin 2023.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve dhe shkëmbimit të tyre, nëpërmjet Interpol Tiranës, me Interpol Wiesbaden, u finalizua operacioni policor i koduar “Exchange 2”. Në kuadër të operacionit, Policia gjermane lokalizoi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit B. S., 44 vjeç dhe K. Gj., 20 vjeç.

•Në vitin 2022, Gjykata e Korçës i ka caktuar 44-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në lokalin e tij, në Pogradec.

•Në vitin 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 20-vjeçarin, me 6 muaj burgim, për vjedhje.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta