Partia Demokratike do të lërë plot tetë vende të lira në zona të sigurta për partitë aleate.

Në limitet kohore, demokratët kanë arritur të bindin edhe Shpëtim Idrizin i cili do të marrë vetëm një vend në listë të sigurtë, megjithëse kërkonte dy mandate deputetësh. 

Burimet bëjnë të ditur se koalicioni i demokratëve në 11 Maj do të jetë me 26 parti politike. 

Gjatë mesditës, PD-ja arriti marrëveshjen përfundimtare edhe me Partinë e Lirisë e cila do të ketë katër mandate në zona të sigurta si dhe një numër kandidatësh në pjesën e hapur të listës.

Burimet i thanë Top Channel se PL-ja do të marrë dy mandate në listën e mbyllur të Tiranës, ku do të jenë emrat e Ilir Metës dhe sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Ndërkohë që dy mandatet e tjera do të jenë në Elbasan dhe Fier për Erisa Xhixhon dhe Edmond Haxhinaston.

Ndërkohë burimet kanë qenë të rezervuara sa i takon numrit të vendeve dhe zonat ku do të jenë kandidatët në listën e hapur në 11 maj.

Siç është konfirmuar tashmë, PD-ja do t’i japë një vend të sigurtë Fatmir Mediut në Tiranë, Agron Dukës në Durrës dhe Vangjel Dules me shumë gjasa në Vlorë.

2025_1547_Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore_Kerkese per regjistrim Koalicioni

Top Channel