
Teksa mori fjalën në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi që të votohej ‘ligji për desorosifikimin”.
Sali Berisha: Ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në Shtetet e Bashkuara por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend. Ju vazhdoni të bëni sikur do mund t’i mbani ato në këmbë. Të mbani në këmbë akte qëndrime të cilat janë në armiqësi të plotë jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet që aspirojnë të mbeten të tilla.
Ligji për desorifikimin e Shqipërisë është urgjencë kombëtare. Më mirë të bëhet tani sesa pas zgjidhjeve. Më mirë të bëjmë një ligj tani sepse ju e dëgjuar mbrëmë kongresin e Shteteve të Bashkuara. Është institucioni themelor i demokracisë që u cituat për akte demokratike. Ligjin pranojeni më mirë si e keqja më e vogël për ju se ai që do bëhet pas zgjedhjeve do t’ju dhembë shumë. Më mirë tani sesa pas zgjedhjeve.
Top Channel