
Zenel Muçmata, që dyshohet se se është përfshirë në plagosjen e kushëririt të kryebashkiakut të Kukës, u la në burg nga Gjykata e Kukësit.
Kërkesa e prokurores së çështjes, Vilma Kapaj, për masën paraprake është marrë parasysh nga gjyqtarja paraprake e gjykatës së shkallës së Parë Suada Kurti, duke vendosur lënien në burg pa afat të shtetasit Zenel Muçmata.
Ai u arrestua të hënën në Tiranë, si dyshuar për përfshirje në ngjarjen datës 19 shkurt të këtij viti në Bicaj të Kukësit, ku mbeti i plagosur Elvis Halilaj. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Bashkë me Zenel Muçmatën, u arrestuan Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj. Vlerësimi për masën e arrestit për këta dy të fundit do të bëhet të enjten 27 shkurtit.
Gjykata e Kukësit, më 24 shkurt ka lënë Sebastian Muçmatën, në masën e sigurisë arrest me burg pa afat pasi më 19 shkurt plagosi me armë zjarri Elvis Halilajn. Shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt, i cili pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht Drejtori i Shërbimeve Publike në bashki, Zenel Muçmata, vëllai i Sebastianit. Ai pretendon se ka ndërhyrë për të mbrojtur familjaret e tij dhe nuk kishte për qëllim ta vriste të afërmin e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilajn.
Top Channel