
Trëndelina Borici, kolege e Anila Prendushit që u plagos dje me armë nga bashkëjetuese ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ajo tregon se e plagosura prej vitesh punon edhe në një qendër për gratë që kane rënë pre e dhunës së burrave.
Borici tregon se gjatë gjithë atyre viteve ajo nuk ka shfaqur asnjë problem, madje ka punuar edhe në turnin e natës duke ndihmuar gratë viktimë të burrave.
“Ngjarja është tronditëse për çdo qytetar, aq më tepër për personat që kanë bashkëpunuar me të dhe kanë pasur njohuri për kontributin në fushën e saj. Organizata ‘Guraja te gruaja” për vajzat dhe gratë e dhunuara, ku strehohen për të tejkaluar një situatë dhune derisa pajisen me një urdhër mbrojtje dhe për tu adresuar në strehëza të tjera në bashkëpunim me institucionet lokale.
Anila ishte pjesëtare këtij grupi, punonjëse e strehëzës së emergjencës në ndihmë të grave që shpëton nga dhuna.
Komunikimi me të ka qenë më tepër sa i përket punës. Para dy ditësh ishte në turn por nuk ka shfaqur ndonjë problematik. Jemi shokuar kur e morëm vesh ngjarjen. Nuk ka pasur asnjë hezitim as për turnin të natës. Dhuna vazhdon dhe me keqardhje e them ishte radha e Anilës. Ne e bëjmë pyetjen si ka mundësi një grua që është e përgatitur emocionalisht mundet me qen përballë një rasti të tillë.
Besoj që një grua pavarësisht profesionit apo forcës mbetet nën mentalitetin dhe presionin e shoqërisë dhe vetëcensurës. Ndoshta mund të kishte probleme dhe ka pasur mundësi të denoncojë por ndoshta të qenurit grua implikon shpresën e ndryshimit dhe keqardhja për të mos e denoncuar partnerin, ndoshta edhe për shkak të turpit”-shprehet ajo.
Top Channel