Veliaj telefon në burg? Nga vizita te lista e numrave të celularit, gazetarja Hoxha zbulon detaje: Kryebashkiaku qëndron i vetëm në qeli

18/02/2025 11:16

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me çështjen ndaj Erion Veliajt dhe vendimet e GJKKO ndaj tij.

Duke folur në ‘Breaking’ në Top News me Fiori Dardhën, Hoxha deklaroi ndër të tjera se Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm ende në qeli në burgun e Durrësit.

“Përpos hetimit financiar, ka edhe një hetim administrativ nga Policia e Shtetit që i është kërkuar nga Gjykata plani i masave për dy tubime nga mbështetësit e Sali Berishës nga njëra anë, dhe po ashtu pse nuk ka pasur plan masash për tubimin nga mbështetësit e Erion Veliajt.

Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli në burgun e Durrësit. Një ditë më parë ai është takuar nga vëllai i tij. Ndërkohë kam kërkuar dhe një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut se ku e gjen telefonin për të bërë ato postime në rrjetet sociale, por më është thënë që si çdo i burgosur apo i paraburgosur, ka dhënë një listë numrash të personave që do të telefonohen. Ata i telefonon nga numri i paraburgimit, dhe siç duket ata përcjellin mesazhet e tij”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA