Katastrofa natyrore bën gjetjen historike/ Zjarret në Francë zbulojnë arsenalin e armëve të Luftës së Dytë Botërore, 400 predha shpërthejnë nga nxehtësia
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës për Klube 2029, në një lëvizje që mund të thellojë përplasjet mes UEFA-s dhe FIFA-s.
Sipas raportimeve të medias franceze L’Équipe, Ceferin, i cili prej kohësh konsiderohet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, pritet të diskutojë këtë çështje me presidentin e Paris Saint-Germain dhe të Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA), Nasser al-Khelaifi.
Takimi i mundshëm mes tyre pritet të zhvillohet më 12 gusht, gjatë aktivitetit të Superkupës së Evropës, ku PSG do të përballet me Aston Villa-n.
Ceferin dhe Al-Khelaifi kanë një marrëdhënie të afërt personale dhe politike në botën e futbollit evropian. Sipas raportimeve, presidenti i UEFA-s mund të mbështesë një qëndrim më të ashpër ndaj zgjerimit të kompeticioneve të FIFA-s, veçanërisht ndaj formatit të ri të Kupës së Botës për Klube.
Kupa e Botës për Klube e FIFA-s është zgjeruar në një turne me më shumë skuadra, duke shkaktuar debate mes organizatave evropiane për ngarkesën e kalendarit, të drejtat televizive dhe ndarjen e të ardhurave.
Ndryshe nga disa raportime të mëparshme, Ceferin nuk ka në plan të kandidojë për postin e presidentit të FIFA-s në të ardhmen.
Megjithatë, sipas gazetës franceze, nëse Nasser al-Khelaifi do të vendoste të garonte për këtë post, ai do të kishte mbështetjen e presidentit të UEFA-s.
Një kandidaturë e mundshme e Al-Khelaifit do të përfaqësonte një sfidë të drejtpërdrejtë për drejtimin aktual të FIFA-s dhe do të sillte një tjetër përplasje të madhe në skenën e futbollit ndërkombëtar.
Top Channel