
21/02 22:15
Një lajm i pazakontë është publikuar në rrjetet sociale kohët e fundit, që ka të bëjë me yllin e Tottenham, Brennan Johnson.
Siç u raportua në “X”, 23-vjeçari uellsian u përfol se ka nisur një lidhje me modelen e “Onlyfans”, Lily Phillips, e cila dy muaj më parë u bë e njohur për rekordin botëror, duke fjetur me 101 burra brenda 24 orëve.
Gjithsesi, këto thashetheme u hodhën menjëherë poshtë nga e dashura e vërtetë e Johnson, Tilde Cilla Syah, e cila postoi në rrjetet e saj sociale një foto duke kaluar momente romantike me sulmuesin.
Johnson i propozoi partneres së tij në nëntor 2024, të cilët ishin gati për të hedhur një hap të ri në marrëdhënien e tyre.
Top Channel