“Do t’jua pi gjakun”/ U shkarkua pasi plagosi shefin e Financës me kapëse letrash, fjalori banal që përdorte ish drejtoresha e spitalit të Dibrës

15/02/2025 11:42

Drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu u shkarkua nga detyra pasi dhunoi ekonomistin.

Ky nuk është skandali i vetëm i saj, ndërsa dyshohet se është përfshirë edhe në të tjera situata gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.

Si fillim, ajo dhunoi me sende të forta  shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë 11 shkurt, të cilit i shkaktoi plagë në ballë me kapëse letrash.

Ndërsa më pas, ajo degradoi edhe në fjalor banal e gjuhë kërcënuese, kur njëri person, pjesë e stafit të spitalit i dërgoi mesazh kritikues për dhunën e ushtruar ndaj ekonomistit.

“Sot drejtoresha spitalit Peshkopi Irini Shehu (tmerri Spitalit) na bëri mbledhje dhe na kërcënoi tanëve për rrjetet sociale. Shiko ça me tha tani i shkrujta e provokova”, thuhej në mesazhin e anëtarit të stafit.

“Do t’jua pi gjakun k*rva”, i shkruan Irini Shehu, teksa shtoi se “nuk ka bir k*rve të më heqë mua nga aty”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA