![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/kjkjkllk_sd-800x450.jpg)
Biletat për turneun e ardhshëm të Beyonce “Cowboy Carter” do të dalin në shitje së shpejti.
Shitja do të fillojë në mesditë dhe kërkesa e lartë tashmë ka bërë që sistemi të rrëzohet. Shitja e biletave do të fillojë në mesditë dhe problemet me sistemin e shitjes së biletave tashmë kanë filluar.
Shumë fansa po raportojnë për rënien e Ticketmaster, një sistem i njohur i shitjes së biletave, për shkak të mbingarkesës. Ky turne është emërtuar sipas albumit të saj “Cowboy Carter”, i cili i dha asaj Grammy-në e parë për Albumin e Vitit.
Edhe pse Beyonce ka qenë katër herë e nominuar për këtë çmim prestigjioz deri më tani, “Cowboy Carter” është i vetmi album përmes të cilit ajo e fitoi këtë kategori. Këngët nga ky album fituan zemrat e fansave të saj dhe çmimi është edhe më i madh sepse Beyonce u bë artistja më e nominuar në historinë e Grammy me 99 nominime të pabesueshme.
Turneu i Beyonce-s do të fillojë më 28 prill në Los Angeles dhe do të përfundojë më 13 korrik në Atlanta. Për shkak të interesimit të madh, u organizuan koncerte shtesë në Londër, Paris, Çikago dhe Atlanta, duke zgjatur kështu kohëzgjatjen e turneut.
Ndërkaq, fansat e Beyonce janë të bindur se burri i saj, Jay-Z, ka provuar t’i tërheqë vëmendjen për një defekt të sikletshëm në veshjen e saj para fjalës së saj të pranimit të çmimit në Çmimet Grammy 2025.
Këngëtarja 43-vjeçare u ngjit në skenë në arenën Crypto.com në Los Angeles pasi fitoi çmimin për Albumin më të Mirë të Muzikës Country për albumin e saj Cowboy Carter, por pati një incident të pakëndshëm me fustanin.
Ndërsa Beyonce mbajti një fjalim të ngrohtë për publikun ata që kishin sy të mprehtë vërejtën se telat e fustanit të saj Schiaparelli po dilnin jashtë dhe dukej se e shqetësonin./ TAR
Top Channel