Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, probleme në procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë

11/02/2025 16:27

Sot ishte planifikuar të niste procesi i numërimit të votave për kandidatë për deputetë në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillimisht kishte planifikuar që numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe rikonfirmimi për subjektet politike të niste sot në Qendrat Komunale të Numërimit në gjithë vendin, por kjo nuk ndodhi.

Ky numërim sot po nis nga ora 16:00 vetëm në 4 komunat e Kosovës, saktësisht në Prishtinë, Lipjan, Obiliq e Partesh, ndërsa 34 komunat tjerë numërimi pritet të nis nesër, shkruajnë mediat e Kosovës.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani u shpreh se vonesat për fillimin e numërimit të votave në QKN kanë ndodhur për çështje teknike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA