![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/spak_sd_sd-800x450.jpg)
Gjykata liroi dy vajzat të cilat u arrestuan 3 ditë më parë nga policia e Korçës me akuzën e pornografisë me të mitur pasi ato dyshohet se përmes një faqe Instagram-i kanë publikuar mesazhe me përmbajtje shantazhuese dhe video e foto me përmbajtje pornografike.
Prokuroria e Korçës kërkoi për të dyja vajzat masën e arrestit në shtëpi deri në përfundim të hetimeve ndërkohë që gjykata ka caktuar masa më të buta se ato që kërkoi prokuroria për P.M dhe E.P.
Gjykata vendosi detyrim paraqitje për 19-vjeçaren P.M dhe mbikëqyrje nga prindërit për të miturën 17 vjeçare E.P.
Seanca ka zgjatur gati 2 orë e 30 minuta. Në seancë dy avokatët kanë kërkuar masë më të butë sigurie se ajo që kërkoi prokuroria ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë për të provuar përgjegjësinë e vajzave dhe të të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Top Channel