![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/carousel-2-doctor_sd-800x450.jpg)
Largimi i uniformave të bardha, pranë Urdhrit të Mjekut kanë tërhequr dokumentet 146 mjekë të rinj
06/02 15:19
Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur.
Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për orë të zgjatura para kompjuterit apo celularëve janë disa nga shkaqet. E ndërkohë shqetësues për fëmijët mbetet pesha shumë e madhe e çantës së shkollës.
Deformimi kërkon ndërhyrje të specializuar dhe kontrolle të vazhdueshme.
Specialistët këshillojnë që çanta e shkollës të mos jetë më e rëndë se 10% e peshës së fëmijës e megjithatë realiteti flet ndryshe. Kjo ka ndikuar jo vetëm në shtim të rasteve skoliozë, por edhe uljen e moshës së prekjes tek fëmijët.
Top Channel