Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1 dhe…! Tymi krijoi panik tek personeli

06/02/2025 13:04

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë.

Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët në këtë shërbim, por që tanimë merr shërbim ambulator, për të cilën ka shkuar edhe një ditë më parë.

Burime të gazetares së Top Channel, Alma Demiraj thonë se pacientja ka zbritur në katin -1 dhe i ka vendosur flakën një dysheku në një krevat jashtë funksionit.

Për shkak të përbërjes prej sfungjeri, djegia e dyshekut ka shkaktuar tymnajë të madhe duke krijuar panik tek personeli mjekësor dhe paciente e të afërm të tyre që kanë rastisur në atë moment.

Përveç panikut nuk mësohet të ketë shkaktuar dëme të tjera, qoftë dhe materiale.

Drejtoria e QSUT shpërndau një deklarate ku shpjegonte se ishte një shkëndije elektrike e ndodhur në Shërbimin e Neurologjisë.
Por në fakt janë dy godina të ndryshme në distancë me njëra tjetrën.

Përveç ndryshimit të destinacionit, përgjegjësie bie mbi ata të cilët lejojnë që pacientët të futen në ambiente spitalore me lëndë djegëse apo mjete të tjera duke ditur rëndësinë që ka ky shërbim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA