Izraeli ndjek hapat e SHBA-së, tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

05/02/2025 22:51

Një ditë pasi Presidenti Donald Trump pezulloi pjesëmarrjen e SHBA-së në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Izraeli ka ndjekur ndjek shembullin e saj duke u tërhequr, siç njoftoi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sha’ar.

“Izraeli ndjek Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të marrë pjesë në UNHRC. Diskriminimi ndaj nesh është i qartë: në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Izraeli është i vetmi vend me një hapësire të veçantë të rendit të ditës të fokusuar ekskluzivisht në të”, tha Saar.

Izraeli ka qenë subjekt i mbi 100 rezolutave dënuese, duke përbërë më shumë se 20% të të gjitha rezolutat e miratuara ndonjëherë nga ky Këshill, më shumë se ato kundër Iranit, Kubës, Koresë së Veriut dhe Venezuelës së bashku”.

Vendimi i Izraelit vjen pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA