Shtyhet sërish seanca paraprake për Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se seanca e radhës do të mbahet në datë 14 shkurt.

Në gjykatën e posaçme është zhvilluar seanca për 40 minuta ku nga mbrojta e Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore, por më pas një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër.

Në këtë proces si të akuzuar kryesorë të SPAK janë ish-kryeministri Sali Berisha, që dyshohet për korrupsion, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi i cili dyshohet se u korruptua nga biznesmeni Fatmir Bektashi i cili veç korrupsionit, ka edhe akuzën e pastrimit të parave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA