Cilat janë 6 vendet që do të pranojnë palestinezët? Donald Trump: Kombe të pasura do të mundësojnë zhvendosjen e tyre nga Gaza

05/02/2025 00:07

Presidenti Donald Trump tha sot se populli palestinez duhet të zhvendoset në Egjipt dhe Jordani – pavarësisht deklaratave nga liderët e atyre vendeve që sugjerojnë të kundërtën.

Trump pretendon se qeveria saudite nuk po kërkon krijimin e një shteti palestinez, raporton BBC.

Trump thotë se edhe vende të tjera do të pranojnë palestinezët, por nuk specifikon cilat vende ka parasysh.

“Po merremi me njerëz shumë kompleksë,” thotë ai.

Ai sugjeron se “shuma masive parash, të furnizuara nga vende të tjera, kombe shumë të pasura,” do të mundësojnë që palestinezët të zhvendosen në deri në gjashtë vende të ndryshme.

“Gaza është një garanci që ata do të përfundojnë duke vdekur,” thotë Trump.

Ai shton: “Kush do të donte të kthehej?” dhe sugjeron se njerëzit duan të largohen nga Gaza dhe të mos kthehen më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA