Raporti për administratën publike/ Monitorimi nga OECD-SIGMA: Pika më e fortë digjitalizimi, drejtuesit pa meritokraci

04/02/2025 15:11

Raporti i monitorimit OECD\SIGMA e ka renditur Shqipërinë si një vend lider në fushën e prokurimeve publike, menaxhimin e financave, burimeve njerëzorë dhe në zhvillimin e administratës publike.

Sipas vlerësimit të drejtorit të SIGMA-s, Gregor Virant, pika më e fortë është dixhitalizimi, ku mbi 90% të shërbimeve administrative, qytetarët i marrin online.

“Pika më e fortë është dixhitalizimi. Keni bërë progres të madh. Në mënyrë shumë inteligjente keni njohur rëndësinë e miratimit të elementëve kryesorë. Jeni shumë pranë mesatares së BE për këtë pjesë të këtij indikatori. Së dyti keni legjislacion solid. Së treti Nëpunësit tuaj civil janë relativisht të kënaqur me punën e tyre. 86 % e tyre janë të kënaqur e të përkushtuar”, shprehet Virant.

Ndërsa pika e dobët e administratës publike mbetet zgjedhja e drejtuesve pa respektuar meritokracinë.

“Niveli i lartë i drejtuesve nuk plotëson tërësisht standardet e bazuara në meritë. Jemi të gatshëm ta projektoni në mënyrë që garanton kompetencën që është themelore. Së dyti besimi mes ministrave dhe drejtuesve të nivelit të lartë duhet të jetë funksionale. Ka shumë çështje të mbartura administrative në gjykatë.”, shton ai.

I pranishëm në prezantimin e këtij raporti, ishte Kryeministri Rama, i cili vlerësoi hapat pozitivë në luftën lkundër korrupsionit në adminiustratë, por tha se ka ende beteja të pafituara.

“Mund të shihet progresi i jashtëzakonshëm që është bërë në aspektin e luftës kundër korrupsionit nga ana e modernizimit, jo nga ana e luftës direkte që është një çështje e drejtësisë, por nga ana e modernizimit sepse shumëkush, për fat të keq edhe shumë miq tanët ndërkombëtarë, janë përgjithësisht të anës perëndimore të botës tonë demokratike, besojnë se korrupsioni, që është një trashëgimi jo e lehtë e vendeve si i yni, ilaçin e tij ka “Kap, arresto, dëno dhe vazhdo”. Jo! Kjo është vetëm njëra anë, por ana tjetër dhe në këndvështrimin tim, ajo më e vështira dhe më e rëndësishmja është modernizimi i gjithë sistemeve. Nëse nuk modernizohen sistemet, nuk ka shans që problematika e korrupsionit të zgjidhet vetëm me anën represive të shtetit. Duhet sistemet tona të qeverisjes, sistemet tona të administrimit të jenë të tilla që të mos e mundësojnë korrupsionin .Gjermanët nuk janë nga natyra të pa-korruptueshëm, nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm, por kanë një sistem shtetëror që e bën shumë të vështirë”, tha Rama.

Përsa i përket prokurimeve publike Rama se je “Ai po krijon një model që ky proces të garantojë transparencë dhe shpejtësi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA