Panele diellore me subvencion/ Ministrja Balluku thirrje familjeve që të aplikojnë: Faza e parë nis më 24 shkurt

04/02/2025 14:53

U hap këtë të martë thirrja e dytë për subvencionimin e 2 mijë familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sqaroi se procesi do ndahet në dy faza, duke nisur nga data 24 shkurt, do të hapen aplikimet për qytetarët.

Duke nisur nga sot të gjitha ato subjekte që dëshirojnë që të ofrojnë shërbime, duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë. Dhe më pas nis faza e dytë, në datë 24 shkurt të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore, mund të fillojnë aplikimin e tyre,”, sqaroi Balluku.

Balluku iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të përfshihen në këtë strategji, për një të ardhme të sigurt në sektorin energjetik.

Zëvendëskryeministrja Balluku i bëri këto deklarata, gjatë vizitës në një familje në zonën e Farkës, që ka përfituar nga thirrja e parë për subvencionimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, dhe që sipas saj, kjo ka sjellë një reduktim të ndjeshëm në faturën e tyre mujore të energjisë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA