Armëpushimi në Gaza/ Shkëmbimi i radhës mes Izraelit dhe Hamasit, 3 pengje izraelite në këmbim të 183 të burgosurve palestinez

01/02/2025 17:21

Tre pengje izraelite të mbajtur nga Hamasi në Gaza u liruan këtë të shtunë, në këmbim të 183 të burgosurve palestinezë në burgjet e Izraelit.

Yarden Bibas, 34 vjeç, Ofer Kalderon, 53 vjeç dhe Keith Siegel, 65 vjeç, iu dorëzuan Kryqit të Kuq si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të arritur muajin e kaluar.

Të burgosurit palestinezë u dërguan me autobusë për në Gaza dhe në West Bank, shumica prej tyre vinin nga burgu i Oferit.

Shkëmbimi ishte në kontrast të plotë me atë të së enjtes, gjatë së cilit turma të shumta u rrethuan pengjeve, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e tyre dhe duke e shtyrë Izraelin të vononte lirimin e të burgosurve palestinezë.

Lirimi i kësaj here ishte më i rregullt, por kishte elementë prezantues që kërkonin të jepnin mesazhin se Hamasi mbetet forca qeverisëse në Gaza.

Forcat e armatosura i mbajtën larg turmat, ndërsa burrat që u liruan ishin të rrethuar nga më shumë luftëtarë me maska të armatosur. Një flamur pas tyre tregonte imazhet e liderëve të vrarë të Hamasit.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq nënshkruan certifikatat e lirimit për Kalderon dhe Bibas, të cilët më pas u detyruan t’i mbanin përpara turmës në Khan Younis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA