Pas një debati të fortë që Loredana pati me Livian brenda në shtëpinë e Big Brother, teksa i kujtonte asaj historinë me Mevlanin dhe i thoshte se ‘ishte për të vënë duart në kokë’, vjen reagimi i këtij të fundit.
Në një postim të bërë në Instagram, ish-partneri i Livias, Mevlani, i del në mbrojtje asaj duke deklaruar se secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta dhe se nuk duhen përmendur histori nga jashtë.
“Tani do them nja dy fjalë si publik, kushdo që të ishte në atë pozitë që gjykohet dhe i përmendet gjithë kohës një lidhje që ka pasur jashtë, çdo njeri mban përgjegjësitë e veta për jetën private, nuk jemi askush ne të gjykojmë jetën e të tjerëve. Kjo më bën që të kuptoj që aftësia juaj për të qëndruar aty brenda është zero me xhufkë. A thua se ju të tjetër aty brenda jeni virgjëresha dhe s’keni pasur ndonjëherë lidhje jashtë. Merruni me veten se po lini nam aty brenda, saqë po bëni dhe prindërit me zemër këtu jashtë”, shkruan ai.
Top Channel