EMRAT/ U arrestuan për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Etmond Hysës, zbardhen identitetet e shqiptarëve, dyshohen si vrarës profesionistë

27/01/2025 17:30

Policia greke dyshon se dy shqiptarët e arrestuar sot në Athinë, Jenis Tulja e Mirjan Guveli, janë vrasës profesionistë me pagesë.

44-vjecari Jenis Tulja nga Tirana, është i skeduar në Greqi edhe si Denis Ruci, ndërsa 45-vjecari nga Saranda, Mirjan Guveli është i skeduar edhe si Mario Guveli. Ata rezultojnë pothuajse të pastër penalisht në Greqi, pasi më parë kanë qenë të arrestuar njëri për një rast të kapjes së një sasie të vogël droge dhe tjetri për një vjedhje të vogël.

Nga kontrolli në banesat e tyre në “Nea Smyrni” dhe “Peristeri”, janë gjetur dhe sekuestruaN 2 armë zjarri “Kallashnikov” dhe 1 armë zjarri “Scorpions”.

Në 15 dhjetor 2024, pasi kanë hapur zjarr në Thermomakedonon ndaj 47-vjecarit Irakli Davella dhe 46-vjecarit Edi Lulo alias Etmond Hysa, dy të dyshuarit janë larguar me një automjet “Renault” Katzar të cilit i kishin vendosur targa false. Pas vrasjes mjetin e kanë parkuar në një park në Nea Smyrni. Policia ka zbuluar mjetin dhe e ka mbajtur në mbikqyrje. Disa ditë më pas, dy persona janë afruar dhe kanë ndërruar targat e mjetit si dhe kanë lyer me klor kabinën e mjetit. Gjatë kohës që kanë qenë nën vëzhgim nga policia, njëri nga dy të dyshuarit ka udhëtuar 5 herë drejt Shqipërisë.

Vëllai i Jenis Tuljas, shtetasi Fation Tulja 40 vjec, rezulton i arrestuar në prill 2024 në Tiranë me një armë zjarri pistoletë pa leje.

Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli banojnë prej vitesh në Athinë, teksa i pari rezulton pronar edhe i një kafeneje në “Petroupoli” të Athinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA