“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Dhunimi i Edi Kuçit, zbardhen detajet e shoqërimit të Jozefin Markut, policia: E gjetën në banesën e shokut në Fushë-Krujë
Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor te Byniamin Hajro, i cili ka qenë i akuzuar për veprën penale “vrasje me paramendim”.
Prokurori Eni Çulli nga organi akuzës ka kërkuar për Hajron dhënien e dënimit prej 25 vitesh, masë e lënë në fuqi dhe nga trupi gjykues i kryesuar nga Ardiola Cela.
Byniamin Hajro ose siç njihej Bujo çami ish kreu i bandës së vakëfit akuzohet për vrasjen e dy të rinjve Arjan Avdullai dhe Edmond Pema ngjarje e ndodhur në vitin 1997 ku pasi i torturoi dy te rinjtë i lidhi me tel me gjemba duke i vënë flakë më pas në mes të lagjes.
Ngjarja ka ndodhur më 2 qershor të vitit 1997. Arjan Avdullai dhe Eduart Pema u morën peng, u lidhën me tela me gjemba në garazhin e banesës së Bujo Çamit.
Top Channel