Një debat i fortë ka nisur dhe vazhduar ditët e fundit në shtëpi mes G Banit dhe Valbonës, teksa kjo e fundit e ka quajtur ‘përndjekjes’, ndërsa ai i ka thënë ‘legene’.

G Bani u shpreh mbrëmjen e sotme në spektakël se nuk e ka përndjekur kurrë dhe as dhunuar, duke shtuar se ka kohë që nuk ka më ‘sy për të’. Ai e quajti gënjeshtare, ndërsa Valbona tha se është ndjerë e fyer dhe e përndjekur prej tij.

Pjesë nga debati:

G Bani: Më ka akuzuar si hajdut cigaresh, më ka thënë të pafe, përndjekjes dhe dhunues. Aty kam i kam thënë legenë, nuk them se kjo fjalë më nderon….

Valbona: Je dhunuesi më i madh në këtë shtëpi. Më ke përndjekur. Para tre ditësh më ka thënë nëse vijnë të ri, ti mos i fol askujt. Në këtë shtëpi nuk më ka lënë të marr frymë. Më ka ofenduar në mënyrë indirekte. Ndërsa unë e kam lënë të qetë dhe i kam thënë do të të flas si shoqe, dhe ai prapë ka reaguar me të njëjtën sjellje. Të më vijë dhe të më kërcënojë fytyrë për fytyrë dhe të sajojë gjëra… më thotë mashtruese, legene.

G Bani: Valbona një natë para se të më thoshte përndjekjes, ishte mbi supet e mija, dhe po luanim. Jam mirënjohës për të, por ajo nuk është më në sytë e mi. Unë nuk e përndjek dhe nuk e dhunoj Valbonën. Rasti kur i kam shtyrë dorën, e kam marrë zarfin e zi dhe jam penalizuar. Është mashtruese dhe rrence…

Laerti: Nuk mendoj se Valbona ka një skenar. Unë e kam shprehur një pëlqim tashmë për të, nuk zihem dot me të.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA