26/01 19:59
Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Angli, pasi iu gjetën dhjetëra qese me drogë në xhep.
Ai është dënuar me 32 muaj burgim pasi u kap duke shitur drogën në Rugbi.
Samuel Mreshaj, 25 vjeç pa adresë fikse, u paraqit në Warwick Crown Court ditën e djeshme.
Më 12 shtator të vitit të kaluar, oficerët ishin dëshmitarë të një pazari të dyshuar droge në rrugën St. Johns në Rugby.
Mreshj u kontrollua dhe kishte 22 qese me kokainë dhe një sasi parash.
Ai u deklarua fajtor dhe u dënua për posedim me qëllim të furnizimit të një droge të klasit A të kontrolluar.
Sipas policisë ai ka deklaruar: “Ky ishte fati im, bëtë bingo, më kapët”.
Top Channel