Sipërmarrësi shqiptar në Kosovë, Shkëlqim Devolli ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, i përcjellë edhe nga Shërbimi Sekret amerikan në ditën e inaugurimit të Presidentit të ri Amerikan, Donald Trump.
Ai në një takim të veçantë me ambasadorin në ardhje amerikan në NATO, Matthew Whitaker e ka falënderuar atë për kontributin amerikan në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar edhe rëndësinë e madhe që Kosova sa më shpejtë të bëhet edhe pjesë e NATO-s.
Në Washington DC, sipërmarrësi kosovar ka zhvilluar takime edhe me senatorët, Ted Cruz dhe Dave Mçormick, guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, si dhe kongresistin Peter Sessions.
Në të gjitha këto takime, Devolli ka kërkuar vazhdimin e vëmendjes së theksuar të administratës amerikane nën Presidentin Trump për Kosovën dhe rajonin.
Po ashtu, është folur për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, me theks te veçantë te prodhimet Made in Kosova.
Kjo është dita e katërt e qëndrimit të Devollit në SHBA, ku zhvilloi takime të shumta me zyrtarë të lartë amerikanë. Një ditë më herët u takua edhe me shefin në ardhje të CIA-s.
Top Channel