Momenti emocionues, Valbona i kërkon mamasë të heqë veshjet e zeza: Babai do që të buzëqeshësh
21/01/2025 23:48
Valbona u surprizua sonte nga mamaja e saj, që i dha mbështetje për të vazhduar garën.
Ajo i kërkoi banores të buzëqeshë dhe ta shijojë këtë eksperiencë, teksa i siguroi se të gjithë familjarët janë shëndoshë e mirë:
“Pse rri e mërzitur. Je shumë mirë. Të gjithë janë mirë, ke shumë të fala. Mos pi shumë cigare se kam parë që pi shumë”’.
Ndërkohë, Valbona i kërkoi të ëmës të heqë veshjet e zeza, që i mban prej marsit 2021, kur humbi bashkëshortin, komisarin Tonin Mhilli:
“Dua t’i kërkoj publikisht që kur të dalë nga këtu, të heqë të zezat dhe të veshë ngjyra. Ka humbur shokun e jetës, por babi do që mami të jetë si drita, të buzëqeshë”.
Top Channel