Instituti i Shëndetit Publik konfirmon pragun e epidemisë e gripi dhe situatën e renduar epidemiologjike në vend.
Tanimë numri i të infektuarve në jave arrin 19 mijë persona.
Simaku thekson se virusi i gripi A dhe B bashkë me nëntipet janë në sezonin e tyre por paralelisht në vend janë duke qarkulluar virusi respirator sinsicail dhe viroza të tjera.
Virusi i gripit nuk duhet marrë lehtë pasi ai mund të shkaktojë edhe vdekje sidomos tek persona me sëmundje kronike.
Aktualisht nuk janë vënë re shumë shtrime në spitale për shkak të komplikacioneve.
Mjekët shpjegojnë se sëmundja e gripit kërkon që organizmi të pushojë dhe të trajtohet me konsumin e lëngjeve përveç aperitivëve.
Ndaj prindërit të mos dërgojnë fëmijët ne çerdhe kopshte e shkolla dhe çdo i infektuar të qëndrojë minimalisht tre ditë pushim.
Top Channel