Dosja “Metamorfoza”/ Shtyhet gjyqi ndaj të akuzuarve! Behar Bajri kërkoi seancë me dyer të mbyllura: Më kanë paragjykuar

21/01/2025 15:00

U mbajt sot procesi gjyqësorë për dosjen “Metamorfoza”, por për shkak të mungesës së avokatëve, seanca u shty për në datën 30 janar.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në seancë munguan të pandehurit Pëllumb Gjoka, Asmer Bilali dhe Xhevahir Lita.

Të pranishëm ishin Behar Bajri, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj dhe Oltion Bistri, ndërsa mungon avokatja e Edmond Prekës për shkak të një fatkeqësie familjare.

Po ashtu edhe mbrojtësi ligjorë i Ardit Hasanbegajt mungoi për arsye shëndetësore. Behar Brajovic kërkoi seancë me dyer të mbyllura pa praninë e mediave pasi thotë se e kanë paragjykuar.

SPAK kundërshton kërkesën e Behar Brajovic (Bajri) pasi nuk ekzistojnë kushtet ligjore për të zhvilluar procesin me dyer të mbyllura. Sakaq, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Behar Brajovic (Bajri).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA