Ju gjetën në shtëpi 303 shufra ari me vlerë 40 milionë dollar, ish-oficeri i Cia-s përballet me drejtësinë 06/10 13:29
Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha gjatë fjalimit të tij se do të përpiqet për të rimarrë sërish Kanalin e Panamasë.
Trump e quajti atë një “dhuratë të pamend” për Panamanë dhe përsëriti zotimin e tij për të bërë diçka për të.
Menjëherë erdhi dhe reagimi i presidentit panamez, Jose Raul Mulino, i cili ka refuzuar plotësisht sugjerimin e republikanit se SHBA do të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë në fjalimin e tij të inaugurimit.
“Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë”, u shpreh Mulino.
Top Channel