RENEA në kërkim të vrasësit/ Bastiset shtëpia e Erjon Llapushit në Pogradec, i dënuar për vrasje dhe zhvatje. Gjashtë në pranga

17/01/2025 19:48

Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari janë 6 të arrestuarit gjatë operacionit të policisë që u zhvillua në qytetin e Pogradecit mëngjesin e së premtes.

Në një aksion ku morën pjesë 200 forca policie të cilat ushtruan kontrolle në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin persona të shpallur në kërkim veç arrestimeve u sekuestruan armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme

Grupet policore nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec kanë kaluar në sitë të gjithë Pogradecin një javë pasi qyteti liqenor u trondit nga një ngjarje e rëndë ku  Sindi Syzo një person me precedentë kriminalë tentoi të vriste në ambientet e një berberhane Nikola Agollin.

Veç arsenalit të armëve u gjetën rreth 200 mijë euro,  qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut, paisje që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive dhe lëndë narkotike.   Kontroll u ushtrua edhe në banesën e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi një mdër 5 personat më të kërkuar në Shqipëri pas vrasjes së kamerierit në Elbasan në vitin 2021  i cili akuzohet edhe për vepra të tjera penale si gjobëvënie, plagosje, armëmbajtje pa leje, por ai nuk u gjet aty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA